Metodologjia
Teoria: pluralizmi i medias si çështje kyçe për shoqëritë demokratike
Pluralizmi i medias është aspekt kyç për shoqëritë demokratike për shkak se media e lirë, e pavarur dhe e larmishme reflekton këndvështrime të ndryshme dhe lejon kritikën ndaj njerëzve në pushtet.
Në përgjithësi, ti mund të dallosh pluralizmin e brendshëm të medias, i cili i referohet se si diversiteti shoqëror dhe politik reflektohet në përmbajtjen e medias (p.sh. përfaqësimit të grupeve të ndryshme kulturore, opinioneve të ndryshme politike apo ideologjike). Pluralizmi i jashtëm i medias, në anën tjetër, mbulon numrin dhe strukturën e pronarëve e njohur gjithashtu edhe si 'pluralizëm' në furnizim.
Rreziqet ndaj larmishmërisë së ideve shkaktohen nga përqendrimi në tregun e medias - gjë që është e kundërt me pluralizmin e medias:
- kur vetëm pak lojtarë ushtrojnë ndikim dominues mbi opinionin publik dhe ngrenë barriera penguese për lojtarë dhe perspektiva të tjera (përqendrimi i pronësisë së medias);
- kur përmbajtja e medias është uniforme dhe e përqendruar në tema specifike, njerëz, ise dhe opinione (përqendrim në përmbajtjen e medias);
- kur audienca vetëm lexon, shikon apo dëgjon media të caktuara (përqendrimi i audiencës së medias).
Objektivi: krijimi i transparencës mbi pronësinë e medias
Pavarësisht se pluralizmi i medias përfshin shumë dimensione dhe përballet me shumë rreziqe, MOM përqendrohet në pluralizmin e jashtëm, dhe më saktësisht në përqendrimin e pronësisë së medias si një kërcënim potencial ndaj pluralizmit të medias.
Pengesa kryesore që duhet luftuar është mungesa e transparencës së pronësisë së medias: si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit, nëse ata nuk e dinë se kush e ofron atë? Si mundet që gazetarët të punojnë siç duhet, në rast se ata nuk e dinë kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepruar të medias, nëse ata nuk e dinë se kush mban timonin pas medias?
MOM për rrjedhojë synon të krijojë transparencë dhe t'i përgjigjet pyetjes: "kush eventualisht kontrollon përmbajtjen e medias?”:
- duke informuar mbi pronarin e mediave më të rëndësishme dhe të llojeve të ndryshme të medias (televizion, radio, internet, shtyp) dhe lidhjet e tyre;
- duke analizuar ndikimin potencial mbi procesin e formimit të opinionit bazuar në përqendrimin e audiencës;
- duke hedhur dritë mbi rregullat mbi pronësinë dhe përqendrimin e medias si dhe mbi zbatimin e masave mbrojtëse rregullatore.
Mjetet: të dhënat e mbledhura dhe puna në terren
Bazuar në një metodologji gjenerike, "Monitori i Pronësisë së Medias" (MOM) është zhvilluar si një ushtrim krijimi harte në mënyrë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe mediat më të rëndësishme në një vend. MOM krijon transparencë mbi kush e ka nën pronësi median, çfarë interesash të lidhura kanë pronarët, në çfarë mase ekzistojnë varësitë dhe për rrjedhojë, kush ka realisht ndikim potencial mbi opinionin publik. Puna në terren nuk synon vetëm zbulimin, se kush ka aksionet, por edhe në hulumtimin se kush eventualisht e kontrollon median. Përveç kësaj, MOM ofron kontekstualizim dhe analizë cilësore përmes vlerësimit të specifikave respektive të tregut dhe mjedisin ligjor të vendeve.
Mbledhja e të dhënave u bë nga një ekip gazetarësh e hulumtuesish nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosova) në bashkëpunim me Reporterët pa Kufij (RSF).
Ambienti medial në Kosovë është kompleks dhe i larmishëm, me një kombinim të platformave televizive, në radio dhe online që u shërbejnë audiencave të ndryshme. Aktualisht, mediat e shtypura nuk ekzistojnë, duke qenë se ato kanë kaluar plotësisht në sferën online, një lëvizje që ka ndodh kryesisht për shkak të rritjes së qasjes në internet si dhe shprehive të lexuesve që kanë ndryshuar por edhe për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19.
Metodologjia për përzgjedhjen e mediave është bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse, që është mbështetur në audiencën, përmbajtjen dhe rëndësinë e secilës media së përzgjedhur. Në parim, këto media janë përzgjedhur për shkak të audiencës së gjerë që e kanë si dhe aftësisë së tyre për të përçuar realitetin social, politik, ekonomik e kulturor në Kosovë. Gjatë përzgjedhjes është marrë parasysh edhe diversiteti gjuhësor në Kosovë, ku rreth 80% e mediave i shërbejnë shumicës së popullsisë shqip-folëse, rreth 10% u shërbejnë komunitetit serbisht-folës ndërsa pjesa tjetër adreson nevojat e komuniteteve të tjera pakicë. Përzgjedhja e mediave të tjera në gjuhën serbe ka përcjellë të njëjtat procese, duke u siguruar që ato përfaqësohen në mostër në mënyrë adekuate. Procesi ynë vendim-marrës për secilën kategori të përzgjedhur, duke përfshirë televizionin, radion dhe mediat online është informuar përmes përdorimit të hulumtimeve të realizuara nga kompani si UBO Consulting, një kompani hulumtuese e konsulence, pastaj përdorimit të mjeteve online për matje të ndryshme CrowdTangle, si dhe njohurive të konsiderueshme të bazuara në punën në terren.
Televizioni - Duke pasë parasysh rolin e konsiderueshëm që ka televizioni në Kosovë, veçanërisht në mesin e popullatës në moshë më të vjetër dhe diasporës, përzgjedhja e televizioneve transmetuese ka qenë e një rëndësie të veçantë. Mediat e përzgjedhura televizive bashkërisht ofrojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe të balancuar, duke arritur afërsisht rreth 70% të popullsisë përmes transmetimittokësor si dhe rreth 70% përmes atij kabllor. Për të informuar procesin e përzgjedhjes, ne e kemi përdorur hulumtimin e realizuar nga UBO Consulting. Të dhënat e UBO kanë përfshirë audiencën - pjesën e popullsisë që shikon një program specifik televiziv në një moment të caktuar kohor. Kjo matje është jetike në ofrimin e një pasqyre të qartë të llojllojshmërisë së përmbajtjes së prodhuar si dhe pjesës së audiencës që e arrin secili kanal televiziv. Qëllimi është që të përfaqësohen edhe kanalet në gjuhën shqipe edhe atë serbe, në mënyrë që të ofrohet një gamë më e gjerë e përmbajtjes siç janë lajmet, çështjet e aktualitetit si dhe argëtimit, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të skenës televizibe në Kosovë.
Mediat Online - Me rritjen e shpejtë të konsumimit të informacionit përmes mediave sociale në Kosovë, veçanërisht në mesin e rinisë, aftësia e mediave për t’iu qasur audiencave përmes uebfaqeve dhe platformave në media sociale ka qenë një kriter i rëndësishëm gjatë përzgjedhjes. Me 97% të popullsisë me qasje në internet, mediat sociale janë një burim jetik i informacionit në Kosovë. Në kundërshtim me mediat tradicionale, mediat online janë përzgjedhur në bazë të arritjes së audiencave siç është përcaktuar me matjes dhe analizat e bëra në llogaritë në media sociale. Ne kemi përdorur hulumtimin dhe analizën e UBO Consulting për të kuptuar më mirë performancën dhe interaktivitetin e postimeve publike të mediave për të identifikuar mediat në gjuhë shqipe e angleze. Megjithatë, përzgjedhja jonë nuk është bazuar vetëm në numrat më të lartë, ngase ne kemi pasur për qëllim edhe larshmërinë e përmbajtjeve të ndryshme që ofrojnë mediat. Kjo ka siguruar një qasje më gjithëpërfshirëse të sektorit të mediave online.
Radio - Metodologjia për përzgjedhjen e radiove ka qenë e ngjashme me atë të mediave online, ku janë prëdorur të dhënat e CrowdTangle për të identifikuar interaktivtietin dhe angazhimin e audiencës gjatë periudhës janar- qershor 2023. Duke e pasur parasysh rëndësinë e radiove në Kosovë, sidomos nëmesin e diasporës, shkalla e interaktivitetit ka qenë një faktor kyç në përzgjedhje. Duke qenë se shumë radio kanë bërë tranzicionin në përfshirjen e transmetimit online përveç atij nëpër valët e radio, kjo ka ndikuar në rritjen e audiencës së tyre, jo vetëm brenda vendit por edhe në diasporë. Ky tranzicion u ka ndihmuar në rritjen e qasjes por edhe në rritjen e të hyrave për pronarët e radiove dhe e ka përforcuar rolin e radiove në krahasim me mediat më pak tradicionale. Duke e pasur parasysh audiencën e tyre, ne kemi marrë parasysh edhe balancimin në përfaqësimin gjuhësor, veçanërisht në gjuhët shqipe dhe serbe.
Instrumenti: Udhëzuesi i përdorimit të MOM
Mbledhja e të dhënave është kryer duke ndjekur një Guidë Përdorimi të detajuar që mbulon seksionet e mëposhtme:
- Seksioni A “Konteksti” ofron një pamje të parë te tregu i medias dhe kushtet shoqëruese, të tilla si kuadri rregullator i lidhur me problemet e pronësisë, informacionin mbi vendin dhe të dhënat specifike për median. Ky seksion lejon të kuptuarit më mirë të gjetjeve në seksionet vijuese dhe për të kontekstualizuar rrezikun e vlerësuar për pluralizmin e medias.
- Në seksionin B "Tregu i Medias", llojet e medias që janë me rëndësi për formimin e opinionit përzgjidhen në bazë të audiencës që kanë. Janë përzgjedhur maksimumi dhjetë media për çdo lloj - TV, radio, shtyp dhe internet.
- Në seksionin C "Pronësia", paraqiten pronarët/aksionerët dhe njerëzit me me ndikim në mediat më të rëndësishme. Kompanitë kyçe mediatike përkufizohen ekonomikisht (sipas të ardhurave) dhe analizohen në lidhje me karakteristikat e pronësisë së tyre.
- Seksioni D "Treguesit" shpjegojnë treguesit që kanë mundësuar llogaritjen e rreziqeve për pluralizmin e medias të shkaktuara nga niveli i caktuar i kontrollit mbi pronësinë e medias.
Guida e përdorimit është zhvilluar në bazë të kërkimit mbi pronësinë dhe pluralizmin e medias ekzistuese. Treguesit janë frymëzuar nga dhe harmonizuar me Monitorin e Pluralizmit të Medias, financuar nga BE të Qendrës për Pluralizmin e Medias dhe Lirisë së Medias (CMPF) Në Institutin e Universitetit Europian (EUI, Firence).