Media

Mjedisi medial në Kosovë përfshin tri fusha kryesore: televizionin, mediat online dhe radion, me gjithsej 44 media të analizuara në kuadër të mostrës sonë. Kjo përmbledhje synon të japë një pasqyrë të qartë të gjendjes aktuale të këtyre sektorëve të medias.

Televizioni ka qenë një burim i rëndësishëm informimi në Kosovë që nga fillimi i kanalit të parë shqipfolës, Televizionit të Prishtinës, në vitin 1975. Ky sektor përfshin një përzierje të transmetuesve publikë dhe privatë, si Radio Televizioni i Kosovës (RTK), Kohavision (KTV), dhe Radio Televizioni 21 (RTV 21). Sektori televiziv në Kosovë përfshin 19 stacione televizive lokale dhe 3 televizione kombëtare, ndërsa televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve dhe informacioneve për shumicën e popullsisë.

Mediat online në Kosovë kanë pasur një rritje të dukshme të pranisë dhe të përdorimit, e nxitur nga qasja e lartë në internet dhe depërtimi i telefonave të mençur. Ky sektor përfaqësohet kryesisht nga portalet e lajmeve, por edhe media të tjera që kanë dalur së fundmi duke përfshirë Sinjali, Nacionale, Paparaci, Dukagjini.com dhe Kosovo Online. Mbështetja në burimet online për informacion po rritet, megjithëse sfida si saktësia e informacionit dhe standardet gazetareske janë shqetësime mbizotëruese në këtë fushë.

Radioja ka një histori të gjatë në Kosovë që daton që nga themelimi i Radio Prishtinës në vitin 1945. Pavarësisht rritjes së televizionit dhe mediave online, radioja mban një prani me një rrjet që përfshin 62 stacione lokale, 20 rajonale dhe 4 stacione kombëtare. Disa radio stacione janë përshtatur me epokën digjitale duke ofruar shërbime transmetimi, megjithëse shkalla e përgjithshme e depërtimit të radios mbetet më e ulët në krahasim me televizionin dhe mediat online.

Është e dukshme se media e shkruar mungon në peizazhin aktual medial të Kosovës, duke e bërë televizionin, platformat online dhe radion mediumet kryesore për shpërndarjen e informacionit.

Databaza e Medias
  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union