Treguesit e rreziqeve për pluralizmin mediatik

Përqendrimi i audiencës së medias

Rezultati : Rrezik i Lartë

Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e audiencës dhe lexueshmërisë mes platformave të medias, bazuar në pjesët e audiencës. Përqendrimi matet duke llogaritur pjesët e audiencës së katër pronarëve më të mëdhenj të tregut. Përqindjet e prezantuara të audiencës bazohen në të dhënat e ofruara nga Idra Media. 

Pse?

Nuk ka të dhëna të disponueshme për audiencën për televizion, radio dhe online, kështu që rreziku i përqendrimit të audiencës së mediave në Kosovë është i lartë. Nuk ka asnjë agjenci që ofron të dhëna publike për matjet e audiencës mediatike në Kosovë. Matjet e vetme bëhen përmes anketave të opinionit publik.

I ULËTMESATARI LARTË
Përqendrimi i audiencës së televizioneve (horizontal) 

Nuk ka të dhëna, për rrjedhojë rrezik i LARTË

Mungesa e të dhënave të audiencës në përgjithësi konsiderohet rrezik i lartë për pluralizmin e medias

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25% Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%. Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i audiencës së radiove (horizontal) 

Nuk ka të dhëna, për rrjedhojë rrezik i LARTË

Mungesa e të dhënave të audiencës në përgjithësi konsiderohet rrezik i lartë për pluralizmin e medias

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i lexueshmërisë së gazetave (horizontal) 

Nuk ka të dhëna, për rrjedhojë rrezik i LARTË

Mungesa e të dhënave të audiencës në përgjithësi konsiderohet rrezik i lartë për pluralizmin e medias

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i lexueshmërisë në internet (horizontal)

Përqindje: Nuk ka të dhëna, për rrjedhojë rrezik i LARTË

Mungesa e të dhënave të audiencës në përgjithësi konsiderohet rrezik i lartë për pluralizmin e medias

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  

Përqendrimi në tregun e medias

Rezultati: Rrezik i lartë

Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin horizontal të pronësisë bazuar në pjesën e tregut, gjë që ilustron fuqinë ekonomike të kompanive/grupeve. Përqendrimi matet për secilin sektor të medias duke i vendosur pjesët e tregut pronarëve kryesorë të sektorit.

Pse?

Tregu i Kosovës, në mungesë të të dhënave financiare dhe të dhënave të vijueshmërisë, nuk mund të matet në koncentrimin e kapitalit. Mediat nuk janë përgjigjur ne pyetje e MOM rreth të hyrave, të hyrave nga reklamat dhe fitimet e tyre. Në bazë të ligjit, Administrata Tatimore e Kosovës nuk ofron të dhëna për qarkullimin financiar të bizneseve, duke përfshirë mediat. Edhe Ministria e Financave nuk ka ofruar pasqyrat financiare të mediave. Komisioni i Pavarur për Media nuk i publikon të dhënat financaire të mediave. Në mungesë të të dhënave të tjera është e pamundur të nxirret koncentrimi horizontal. 

Televizioni: Nuk ka të dhëna

Në Kosovë nuk ka të dhëna të publikuara rreth të tregut të reklamave në televizionet e vendit dhe as të dhëna për vijueshmërinë (shikueshmërinë). Në bazë të ligjit, Administrata Tatimore e Kosovës nuk ofron të dhëna për qarkullimin financiar të bizneseve, duke përfshirë mediat. Edhe Ministria e Financave nuk ka ofruar pasqyrat financiare të mediave. MOM arriti të marrë të dhënat financiare vetëm për tri televizionet RTK, Klan Kosova, RTV 21. Në mungesë të të dhënave të tjera është e pamundur të nxirret koncentrimi. 

Radio: Nuk ka të dhëna

MOM nuk ishte në gjendje ta kalkulojë ndarjen e tregut të kompanive të radiove sepse nuk ka të dhëna. Radio stations nuk jane përgjigjur rreth të hyrave, të hyrave nga reklamat dhe fitimet. Nuk ka të dhëna për dëgjueshmërin e radiove. 

MOM ka arritur të sigurojë të dhëna financiare vetëm për RTK, KLAN Kosova dhe RTV21, mirëpo nuk janë të specifikuara vetëm shpenzimet e radiove. 

Shtypi: Nuk ka shtyp 

Mediat Online: Nuk ka të dhëna

MOM nuk ka qenë në gjendje të sigurojë të dhëna për klikueshmërinë e mediave online dhe as të hyrat e tyre apo tregun e reklamave. MOM ka arritur të sigurojë të dhëna vetëm për KALLXO.com, RTV 21 dhe Klan Kosova.

 I ULETMESATARLARTE
Përqendrimi i pronësisë së televizoneve (horizontal): Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të medias televizive. 
Përqindja: E pavlerësueshme
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut. Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse brenda një vendi, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë së radiove (horizontal): Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të medias radiofonike.
Përqindja: E pavlerësueshme    
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregutNëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë në gazeta (horizontal) : Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të shtypit.
Përqindja: E pavlerësueshme 
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse në një vend,4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë në ofrimin e përmbajtjes në internet:
Përqindja: E pavlerësueshme 
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.

 

 

Masat mbrojtëse rregullatore: Përqendrimi i pronësisë së medias (horizontal)

Rezultati: Rrezik i Lartë

Ky tregues vlerëson ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (në ligjin specifik dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në media të ndryshme. 

 Pse?

Republika e Kosovës nuk ka legjislacion që përcakton kriteret objektive për të parandaluar përqendrimin mediatik. KPM, si organ rregullator si dhe ligji që rregullon KPM-në, nuk përmbajnë kritere apo kufizime për të identifikuar apo parandaluar përqendrimin e mediave.

I vetmi mekanizëm për rregullimin e konkurrencës është Autoriteti i Konkurrencës, misioni i të cilit është të mbajë aktivitete që synojnë krijimin e kushteve që tregjet të ofrojnë më shumë përfitim për konsumatorët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi, duke mbrojtur konkurrencën në treg dhe nxitur. një konkurrencë të shëndetshme në Kosovë. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk mund të trajtojë në mënyrë specifike çështjen e pronësisë së medias, për shkak të mungesës së rregullores.

Aktualisht, Kosova është në proces të miratimit të legjislacionit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili parasheh çështjen e përqendrimit të mediave, ndërsa KPM-ja e ka vënë në konsultim publik Projekt Rregulloren për përqendrimin e mediave.

Situata është e njëjtë me radion, median e shkruar dhe internetin.

Pikët për masat mbrojtëse rregullatore:

3 nga 20 – Rrezik i Lartë (15%).

1 = Rregulla specifike për median/ autoritetin

0.5= Rregulla të lidhura me konkurrencën/autoritetin

Nr. TABELA PËRMBLEDH PIKËT PËR TELEVIZIONET/RADIOT/SHTYPIN - MAKSIMUMI I PIKËVE: 4 PËR SEKOR  PërshkrimiPoJoNAMD
4.1 A mbart legjislacioni mbi median kufizime specifike apo limite, bazuar në kritere objektive (p.sh. numri i licencave, pjesa e audiencës, qarkullimi, shpërndarja e aksioneve apo të drejtave të votës, xhiros/të ardhurave) për të parandaluar përqendrimin horizontal në nivel të lartë dhe/ose kontrollin në këtë sektor?  Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave rregullatore (specifike për sektorin) kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë në sektorin e televizionit/radios.

 

  x

 

4.2A ka një autoritet administrativ apo trupë gjyqësore që aktivisht monitorin zbatimin e kufizimeve në sektorin e shtypit dhe/ose që pranon ankesa? (p.sh. autoriteti i medias apo konkurrencës)? Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregullorja parashtron një sistem të përshtatshëm monitorimi dhe sanksionimi të rregullores mbi përqendrimin në median audiovizuale.

 1

4.3A i jep ligji këtij organizmi fuqi sanksionimi/detyrimi në mënyrë që të imponojë masa proporcionale (të sjelles dhe/ose strukturore) në rastin e mosrespektimit të kufizimeve?Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji përmban një sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullimet specifike të sektorit të tilla si:
- Refuzimin për dhënien e licencave të tjera;
-  Bllokimin e bashkimit apo blerjeve;
-   Detyrimin për të ofruar hapësirë për programe nga palë të treta;
-   Detyrimin për të dorëzuar licencën/aktivitetin në sektorë të tjerë të medias
-   disinvestim.
 1

  

  

4.4A përdoren këto fuqi sanksionimi/shtrëngimi me efikasitet? Ky indikator synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave specifike të sektorit kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në median televizive.   

x

Totali

2 nga 16

 

Nr.BASHKIMET E MEDIASPërshkrimiPoJoNAMD
4.17A mundet që një nivel i lartë i përqendrimit horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e medias të mund të parandalohet përmes rregullave për kontrollin e bashkimeve apo për mbrojtjen e konkurrencës, të tilla që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias?Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e medias përmes operacioneve të bashkimit. Për shembull, ligji duhet të parandalojë përqendrimin përmes operacioneve të bashkimit:
-Duke përcaktuar kritere specifike për median që imponojnë tavane më të ashpra se sa në sektorë të tjerë;
 -Ndërhyrje të detyruara për një autoritet mediaje në rastet e bashkimeve dhe blerjeve (për shembull, detyrimin për autoritetin e konkurrencës që të kërkojë mendime nga autoriteti i medias);
 - Mundësia për të përmbysur miratimin e përqendrimin nga një autoritet komunikacioni për arsye të pluralizmit të medias (ose interesit publik në përgjithësi)); -që - edhe nëse ato nuk mbartin kritere specifike për median - nuk e përjashtojnë sektorin e medias nga hapësira e aplikimit.
  x
4.18A ka një autoritet administrativ apo trupë gjyqësore që aktivisht monitorin respektimin e rregullave mbi bashkimet dhe/ose dëgjin ankesat? (p.sh. media dhe/ose autoritet konkurrence)? Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregullorja ofron monitorimin e duhur dhe një sistem sanksionimi.    0.5
4.19 A i jep ligji këtij organizmi fuqi sanksionesh/detyrimi në mënyrë që të imponojë kompensimet e nevojshme (në sjellje dhe/ose strukturore) në rastet e mosrespektimit të limiteve?   

Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji mbart një sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullimin specifik të sektorit, të tilla si: 
-  Bllokimin e një bashkimi apo blerjeje;
-   Detyrimin për të krijuar hapësirë për programe të palëve të treta;
-   Detyrimin për të hequr dorë nga licencat/aktivitetet në sektorë të tjerë të medias
-  Disinvestim.

    0.5  
4.20A janë këto fuqi sanksionimi/detyrimi të përdorura efektivisht?Ky indikator synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave speficike për sektorin kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në median televizive. x
Totali 1 nga 4

Media Ownership Monitor Kosova - Vlerësimi Ligjor

Përqendrimi ndërsektorial i pronësisë së medias

Resultati: Rrezik i lartë

Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë në sektorë të ndryshëm – TV, shtyp, audio dhe çdo media tjetër përkatëse – të industrisë së medias. Përqendrimi ndërsektorial i mediave matet duke mbledhur pjesët e tregut (%) të 8 kompanive më të mira mediatike. Rezultatet nuk janë një tregues për fuqinë ekonomike në sektorë të ndryshëm të medias, por për ndikimin e mundshëm në opinionin publik kur merren parasysh të gjitha llojet e mediave.

Pse?

Në Kosovë nuk ka të dhëna që mundësojnë që të caktohet se cilët janë 8 pronarët kryesorë të mediave pasi nuk dihet qarkullimi financiar i të gjitha mediave dhe nuk ka matje të shikueshmërisë. Përveç kësaj, nuk ka të dhëna për shikueshmërinë e televizioneve, dëgjueshmërinë e radiove dhe as numrin e klikimeve që kanë mediat online. Të vetmet të dhëna që janë të qasshme janë ‘Likes’ që mediat kanë në rrjetet sociale apo ‘interactions’, por ato të dhëna nuk tregojnë fuqinë dhe ndikimin e një media. Prandaj, përqendrimi ndërsektorial i pronësisë së medias është vlerësuar me Rrezik të lartë.

ULËTMESATARI LARTË
3Përqindja: Mungojnë të dhënat
Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët e mëdhenj (Top8) kanë një pjesë të tregut poshtë 50% në sektorë të ndryshëm të medias. Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët (Top8) kanë një pjesë tregu mes 50% dhe 69% në sektorë të ndryshëm të medias. Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët e mëdhenj (Top8) kanë një pjesë tregu mbi 70% në sektorë të ndryshëm të medias.

Masa ligjore mbrojtëse: Përqëndrimi ndërsektorial i medias

Rezultati: Rrezik i Lartë

Ky tregues synon të vlerësojë praninë dhe efektshmërinë e zbatimit të ligjeve ( specifike për çdo sector apo/ose ligjit për konkurencës) të cilat shërbejnë kundër përqëndirmit të lartë të pronësisë ndërmjet sektorëve të ndryshëm mediatikë (shtypit, TV, radio, internet). Duke pasur parasysh se kufizimet apo pragjet mbi pronësinë dhe/ose kontrollin,  janë të ndryshme për vende të ndryshme, 'Rrezik i lartë' do të vlerësohet bazuar mbi stadardet e vendit dhe duke parë pragjet apo limitet e caktuara nga ligjet vendase.

    Republika e Kosovës nuk ka legjislacion që përcakton kriteret objektive për parandalimin e përqendrimit ndër media. Komisioni i Pavarur për Media, KPM, si organ rregullator, si dhe ligji që rregullon KPM-në, nuk përmbajnë kritere apo kufizime për identifikimi nose parandalimin e përqendrimit ndërmedial.

    I vetmi autoritet përgjegjës për rregullimin e përqendrimit është Autoriteti i Konkurrencës, misioni i të cilit është të krijojë kushte për tregjet që përfitojnë konsumatorët, bizneset dhe shoqëria në tërësi. Ai synon mbrojtjen e konkurrencës në treg dhe promovimin e konkurrencës së shëndetshme në Kosovë. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk mund të trajtojë në mënyrë specifike çështjen e pronësisë ndërmjet mediave për shkak të mungesës së rregullores.

    Kosova aktualisht është duke miratuar legjislacionin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili parasheh adresimin e çështjes së përqendrimit të mediave, ndërsa KPM-ja ka vënë në dispozicion për konsultime publike Projekt-Rregulloren për Përqendrimin e Mediave. Kjo situatë vlen edhe për radion, median e shkruar dhe internetin.

    Pikë: 2 nga 8 - Rreziku i lartë (Rregullorja: 20%)

Nr.Përqendrimi ndërsektorialPërshkrimPoJoNAMD
5.1  A përmban legjislacioni i mediave pragje ose kufizime specifike, bazuar në kritere objektive të tilla si numri i licencave, pjesëmarrja e publikut, qarkullimi, shpërndarja e kapitalit të aksioneve ose të drejtës së votës, qarkullimi / të ardhurat, për të parandaluar një nivel të lartë të ndër-pronësisë mes mediave të ndryshme?Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave mbrojtëse rregullatore (sektoriale) kundrejt nivelit të  lartë të pronësisë së kryqëzuar (ndër-pronësisë) në sektorë të ndryshëm të medias.    X
5.2 A ekziston një autoritet administrativ ose organ gjyqësor që monitoron në mënyrë aktive pajtueshmërinë me pragjet në sektorin audioviziv dhe / ose dëgjon ankesat? (p.sh. autoriteti i mediave)?Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji / rregullorja siguron një sistem të duhur monitorimi dhe sanksionesh për rregullimin lidhur me përqendrimin e mediave audiovizive.0.5  
5.3 A garanton ligji sistem sanksionesh/fuqizim në zbatim, me qëllim të përdorimit të mjeteve proporcionale (sjelljeje dhe /ose strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve të vendosura?  
  • Variabli synon të vlerësojë nëse ligji siguron sistem të duhur  sanksionesh për rregullimin e sektorit, siç janë:
  • Refuzimi i licencave shtesë;
  • Bllokimi i bashkimit ose blerjes;
  • Detyrimi për ndarjen e dritareve për programimin e palëve të treta;
  • Detyrimi për të hequr licencat / aktivitetet në sektorë të tjerë të medias.
  • Privime
 
0.5  
5.4 A përdoren në mënyrë efektive kompetencat
sanksionuese / zbatuese?   

Autoritetete përkatëse nuk përdorin ansjëherë kompetencat e tyre sanksionuese.

Ky tregues ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të mjeteve juridike të parashikuara nga rregullorja

  X
5.5 A mund të pengohet një shkallë e lartë e ndër-pronësisë ndërmjet mediave të ndryshme, nëpërmjet rregullave të kontrollit të bashkimit / konkurrencës që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias?

    Për shembull, ndër-pronësia mund të parandalohet me ligjin e konkurencës:

    - nga ndërhyrja e detyrueshme e një autoriteti të medias në rastet e M & A (për shembull, detyrimi i autoritetit të konkurrencës për të kërkuar këshillën e autoritetit të medias);

    - nga mundësia për të anuluar miratimin e një përqendrimi nga autoriteti i konkurrencës për arsye të pluralizmit të medias (ose interesit publik në përgjithësi);

    Edhe pse ligji nuk përmban dispozita specifike për mediat - nuk përjashton sektorin e medias nga fushëveprimi i tij.

x
5.6 A ekziston një autoritet administrativ ose organ gjyqësor që monitoron pajtueshmërinë me këto rregulla dhe / ose dëgjon ankesat? (p.sh. autoriteti i mediave dhe/ose autoriteti i konkurencës)?  Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji / rregullorja siguron një sistem të duhur monitorimi dhe sanksionesh për rregullimin lidhur me nivelin e lartë të ndër pronësisë së sektorëve të ndryshëm në media përmes rregullave të kontrollit/konkurencës së përqëndrimit. 0.5  
5.7 A garanton ligji sistem sanksionesh/fuqizim në zbatim, me qëllim të përdorimit të mjeteve proporcionale (sjelljeje dhe /ose strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve të vendosura?  

    Shembuj të fuqisë sanksionuese/zbatuese dhe mjeteve juridike:

    - bllokimin e bashkimit ose blerjes;

      - detyrimi për ndarjen e dritareve për programimin e palëve të treta;

    - kryerjen e obligimit për të hequr licencat / aktivitetet në sektorë të tjerë të medias;

    -Privime

0.5  
5.8 A përdoren në mënyrë efektive kompetencat sanksionuese / zbatuese?Ky tregues ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të mjeteve juridike të parashikuara nga rregullorja    0.5x
Totali (Mesatarja e nën-treguesve L-e dhe L-I)      2 of 8

Media Ownership Monitor Kosova - Vlerësimi Ligjor

Transparenca e pronësisë

Rezultati: Rrezik i mesëm

Ky indikator synon të vlerësojë të dhënat e transparencës mbi lidhjet politike të pronarëve të medias. Transparenca e pronësisë është një parakusht kyç për zbatimin e pluralizmit në media. 

Pse?

Pronësia e mediave është e publikuar në Agjencinë për Regjistrimin e Binzeseve dhe e njëjta është lëhtësisht e qasshme. ueb-faqja e ARBK të mundëson që kërkon biznese duke e shkruar emrin e biznesit, numrin e biznesit apo ID e pronarit. Ndërsa, kërkimi i bizneseve që janë në pronësi të një personi mund të gjendet lehtësisht edhe në ueb-faqen biznesetehapura.com, prodhim i OJQ “Open Data Kosovo”, duke kërkuar vetëm përmes emrin të pronarit. ARBK-ja i ka dhënë qasje MOM në gjitha dosjet e bizneseve që operojnë në tregun medial, në të cilat mund të shihet historia e ndërrim të pronarëve si dhe dokumentet e dorëzuara nga mediat si dëshmi për ndërrim të pronësisë. Përvec kësaj, në ueb-faqen e KPM mund të gjendet lista e mediave (radio dhe TV) që janë të licencuara nga ky inistitucion. KPM-ja poashtu është përgjigjur në pyetjet e derguara nga MOM duke treguar se kush është pronar i një biznesi që ka aplikuar për licencë apo që e ka në posedim një licencë të lëshuar nga KPM-ja. Megjithatë, të dhënat financiare të bizneseve që operojnë në tregun medial nuk janë publike. ATK dhe ministria e FInancave nuk janë përgjigjur në pyetjet e MOM rreth pasqyrave financiare të mediave. Të dhënat janë publike për disa media: RTK, RTV21, Klan Kosovën dhe Kallxo.com.

Transparenca aktive do të thotë që kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse për pronësinë e saj, të dhënat përditësohen vazhdimisht dhe ato janë lehtësisht të verifikueshme.

Në mostrën e rishikuar prej 104 subjektesh (44 organe mediatike, 35 kompani dhe 25 pronarë), asnjë nuk u rendit si Aktive Transparente.

Transparenca pasive do të thotë që, sipas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania/nga një kanal.

Në kategorinë e Transparencës Pasive, 13 media, duke përfshirë 4 stacione televizive, 4 stacione radio, dhe 5 media online, rezultuan se ishin Transparente Pasive. Për më tepër, 13 kompani dhe 7 pronarë u renditën gjithashtu me Transparencë Pasive, duke përbërë 31.73% të të gjithë mostrës.

Të dhënat e disponueshme publikisht do të thotë se të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. regjistrat publikë etj. 

Për kategorinë e të dhënave të disponueshme publikisht u identifikuan një numër më i konsiderueshëm subjektesh. Kjo përfshinte 31 media me 8 stacione televizive, 11 stacione radio dhe 12 media online. Krahas tyre, 22 kompani dhe 18 pronarë u kategorizuan se të dhënat e tyre janë të disponueshme publikisht. Në përgjithësi, kjo përfaqëson 68.27% të mostrës totale prej 104 subjektesh, duke përfshirë mediat, kompanitë dhe pronarët.

I ULËTMESATARI LARTË

Si e vlerësoni transparencën dhe aksesueshmërinë e të dhënave mbi pronësinë e medias?

Transparencë Aktive – 0%

Transparencë Pasive – 31.73%

Të Dhëna të Disponueshme Publikisht – 68.27%

Të dhëna të Padisponueshme – 0%

Fshehje Aktive - 0%

Të dhënat mbi pronarët e medias si dhe të lidhjeve të tyre politike janë të disponueshme publikisht dhe transparente. (Transparencë Aktive) Nëse është e vlefshme për më shumë se 75% të kampionit. Të dhënat e pronarëve të medias dhe lidhjeve të tyre politike zbulohen në bazë të hetimeve nga gazetarët dhe aktivistët e medias ose përkundrejt kërkesës. (Transparencë Pasive, Të dhënat e Disponueshme Publikisht) Nëse është e vlefshme për më shumë se 50% të kampionit.Të dhënat mbi lidhjet politike të pronarëve të medias nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga gazetarët dhe publiku si dhe  gazetarët investigativë ose aktivistët nuk janë të suksesshëm në zbulimin e këtyre të dhënave. (Të Dhëna të Padisponueshme, Fshehje Aktive) Nëse të dhënat janë të disponueshme për më pak se 50% të kampionit.

Masat ligjore mbrojtëse: Transparenca e pronësisë

Rezultati: Rrezik mesatar

Ky tregues synon të vlerësojnë praninë dhe zbatimin efektiv të kërkesave ligjore për transparencën dhe informimin sa i përket pronësisë dhe/ose kontrollit mbi mediat.

Pse?

Sipas Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Rregullores së Komisionit të Pavarur për Media, mediat e Kosovës janë të obliguara t'i paraqesin KPM-së të dhënat e tyre lidhur me pronësinë dhe ndryshimet në pronësi kur ky ndryshim prek 10% ose më shumë aksione. Po ashtu, mediat (televizionet dhe radiot) janë të obliguara që raportet e tyre financiare t'ia dorëzojnë Komisionit të Pavarur për Media, ndërsa këto raporte i dorëzohen edhe Administratës Tatimore të Kosovës apo Departamentit për Organizata Joqeveritare, ndërsa nuk ka obligim të qartë për mediat të publikojnë informacionin e pronësisë së tyre në faqet e tyre të internetit.

Po kështu, Komisioni i Pavarur për Media ka edhe një regjistër mediatik i cili pasqyron disa aspekte të tjera bazë të strukturave të pronësisë së medias.

Gjithashtu, të dhënat lidhur me pronësinë e mediave që funksionojnë si biznese mund të gjenden edhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Mbrojtja Rregullatore, Pikët: 3 nga 5 - Rreziku Mesatar (60%)

Nr.1Parashikimet e transparencës (të përmbledhura  për TV, Radio, Shtyp, Online - pikët maksimale 5 per sektor)PërshkrimiPoJoNAMD
7.1 A përmbajnë ligjet kombëtare (mbi median, shoqëritë tregtare, taksat ...) dispozita mbi transparencën dhe informimin, që të detyrojnë publikimin nga kompanitë mediatike të strukturave të tyre të pronësisë në faqen e tyre të internetit ose në regjistra/dokumente, të aksesueshme për publikun? Qëllimi i kësaj pyetjeje është kontrolli i masave mbrojtëse ligjore lidhur me transparencën, kundrejt qytetarëve, përdoruesve dhe publikut në përgjithësi.  0.5
7.2A përmbajnë ligjet kombëtare (mbi median, shoqëritë tregtare, taksat ...) dispozita mbi transparencën dhe informimin, që të detyrojnë publikimin nga kompanitë mediatike të ndryshimeve në strukturën e pronësisë te autoritetet publike (si autoriteti i medias)Qëllimi i kësaj pyetjeje është kontrolli i masave mbrojtëse lidhur me transparencën dhe llogaridhënien kundrejt autoriteteve publike.1
7.3A ka ndonjë detyrim sipas legjislacionit kombëtar që të bëj publike informacionin përkatës pas çdo ndryshimi në strukturën e pronësisë?Kjo pyetje ka për qëllim vlerësimin nëse ligji ofron rregulla për disponueshmërinë e të dhënave të sakta dhe të përditësuara mbi pronësinë e medias. Ky është një kusht për një transparencë efektive.   0.5
7.4A ka ndonjë sanksion në rast të mosrespektimit të detyrimeve të publikimit?Kjo pyetje synon të vlerësojë nëse ligji për transparencën e pronësisë së medias mund të zbatohet përmes zbatimit të sanksioneve..  1
7.5A garantojnë detyrimet ligjore informimin e publikut se cili person juridik ose fizik në mënyrë efektive zotëron ose kontrollon kompaninë mediatike?Kjo pyetje ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të ligjeve që kanë të bëjnë me transparencën e pronësisë së medias dhe nëse ato arrijnë të zbulojnë pronarët e vërtetë të mediave.     x
Totali3 nga 5 

Media Ownership Monitor Kosovo - Vlerësimi Ligjor

Kontrolli politik ndaj mediave

Rezultati: Rrezik i lartë

Ky tregues vlerëson rrezikun e përkatësive politike dhe kontrollin mbi pavarësinë editoriale të redaksive. Ai gjithashtu vlerëson nivelin e ndërhyrjes nga aktorët e lidhur politikisht në punën e mediave informatie.

Pse?

Numri i mediave në Kosovë është në rritje të vazhdueshme, pavarësisht se ka një treg prej vetëm 1.7 milion banorësh. Një pjesë e mediave u krijua gjatë viteve të 90-ta, kur Kosova ishte nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo, në vitin 1999, pas përfundimit të luftës, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, u desh të fillonin nga e para. Tre televizionet me frekuenca kombëtare, RTK, KTV dhe RTV21 janë themeluar falë donacioneve të organizatave ndërkombëtare të pranishme edhe në Kosovë. Në 23 vitet e fundit që nga paslufta, ka pasur raste kur në politikë kanë hyrë pronarë apo gazetarë mediash. Ka shumë shembuj kur gazetarë, redaktorë dhe pronarë mediash u bënë pjesë e politikës, këshilltarë të ministrave, kryeministrave apo presidentëve.

RTK – Bordi i Radio Televizionit të Kosovës zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, brenda një komisioni ad-hoc, intervistojnë kandidatët për Bordin e RTK-së, të cilët më pas votohen nga deputetët në seancë të Kuvendit për t'u besuar rolin e anëtarëve të Bordit të RTK-së. Ky i fundit zgjidhet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit. Ndër kompetencat e tyre është edhe përzgjedhja e menaxhmentit të lartë të RTK-së, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së dhe drejtorët e të gjitha kanaleve. Bordi i RTK-së i raporton Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në baza tre mujore. Aktualisht, RTK-ja varet nga Qeveria dhe Kuvendi, për shkak se buxheti i tyre ndahet nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave përcakton disa kritere që kufizojnë kualifikimin për t'u pajisur me licencë.

Paragrafi 3 i nenit 22 të Ligjit për KPP-në përcakton se: Licenca e transmetimit nuk është lëshuar ose nuk do të vazhdojë të lëshohet për:

3.1. parti politike, bashkësi fetare, grup ose organizatë e cila drejtohet nga një individ që mban një post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike

Për më tepër, Rregullorja e KPM-së 2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale dhe Audiovizive parashikon arsyet e diskualifikimit për licencë sipas nenit 20.

Neni 20 - Arsyet e diskualifikimit për marrjen e licencës

1. Licenca e transmetimit nuk do të lëshohet ose nuk do të vazhdojë të lëshohet për:

1.1 Partia politike, bashkësia fetare, grupi ose organizata e cila drejtohet nga individi i cili mban pozitë të zgjedhur ose është anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike,

1.2 Personi juridik i cili drejtohet nga një individ, i cili është dënuar në një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare, për krime që përfshijnë dhunë ose mashtrim, për të cilat ai ose ajo nuk është falur ligjërisht.

2. Subjektet qeveritare, duke përfshirë agjencitë qeveritare, ndërmarrjet ose subjektet e tjera në të cilat qeveria ka ndikim mbi kontrollin e tyre.

2.1 OJQ-të ose shoqëritë private që kanë individë në pozicione drejtuese të strukturës organizative, të cilët janë zgjedhur ose emëruar në poste të larta në qeveri ose në ndonjë subjekt politik, me përjashtim të rasteve kur këta persona japin dorëheqjen zyrtarisht nga OJQ-ja ose shoqëria private.

2.2 Shoqëria private në të cilën pronësia e një pjese ose e shumicës së aksioneve i përket një personi të zgjedhur ose të emëruar në një pozicion të lartë qeveritar ose ndonjë subjekti politik.

3. Aplikantët për licencë ose të licencuar, të cilët në pozicionet drejtuese të strukturës organizative kanë individë të zgjedhur ose emëruar në pozita të larta në qeveri ose në ndonjë subjekt politik: Dispozitat e paragrafit 10 do të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë individët që janë të zgjedhur ose të emëruar në një pozicion drejtues brenda një subjekti politik. I njëjti nuk mund të mbajë poste drejtuese në strukturën organizative të aplikantit për licencë.

Rezultati: 2.37 Rrezik i lartë

Nr.I ULËT (1)E MESME (2)I LARTË (3)
POLITIZIMI I MEDIAVE
8.1

Sa është pjesa e mediave televizive në pronësi të subjekteve të lidhura me politikën?

Media që ka më pak se 30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka <50% >30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka mbi 50% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.
8.2

Sa është pjesa e radiostacioneve në pronësi të subjekteve të lidhura me politikën?

Media që ka më pak se 30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka <50% >30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka mbi 50% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.
8.3Sa është pjesa e gazetave në pronësi të subjekteve të lidhura me politikën? MD
Media që ka më pak se 30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka <50% >30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka mbi 50% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.
8.4Sa është pjesa e gazetave në pronësi të subjekteve të lidhura me politikën? MD
Media që ka më pak se 30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka <50% >30% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike.Media që ka mbi 50% të audiencës zotërohet (kontrollohet) nga një parti politike, politikan ose grupim politik i caktuar, ose nga një pronar me përkatësi politike specifike. 
8.5Deri në çfarë shkalle është transparente pronësia e lidhur politikisht? Shumica e mediave të kontrolluara politikisht janë të fshehta në lidhje me interesat e tyre financiare.
Ka vetëm pronësi të kufizuar politikisht në vend dhe në të gjitha rastet, pronarët dhe interesat e tyre i zbulohen publikut.Shumica e mediave të lajmeve të kontrolluara politikisht janë transparente në lidhje me pronësinë dhe interesat e tyre.Shumica e mediave të kontrolluara politikisht janë të fshehta për pronësinë dhe interesat e tyre.
8.6A ka ligje që rregullojnë konfliktin e interesave ndërmjet pronësisë së medias dhe partive politike, grupeve partiake, anëtarëve partiakë, zyrtarëve dhe të afërmve?
Ekziston një rregullim i qartë dhe efektiv që nxjerr në pah papajtueshmërinë e posteve politike (në nivel lokal, rajonal, kombëtar) me pronësinë e medias dhe kërkon transparencë në rastin e zyrave të tjera politike.Ekziston rregullore, por mbulon vetëm disa grupe të lidhura politikisht (në mënyrë efektive).Nuk ka asnjë rregullore, ose rregullimi është i paefektshëm.
8.7A ndërhyjnë sistematikisht pronarët e partive politike apo interesa të tjera politike në autonominë editoriale të redaksive?
Provat e disponueshme sugjerojnë shumë pak ose aspak përpjekje për të ndërhyrë në autonominë editoriale.Provat e disponueshme sugjerojnë ndërhyrje të herëpashershme dhe/ose disa shkallë të vetëcensurës në redaksi.Provat e disponueshme sugjerojnë ndërhyrje sistematike në autonominë editoriale, e cila mund të shoqërohet ose jo me autocensurë në redaksi.
8.8Deri në çfarë mase është e garantuar pavarësia editoriale në statutet editoriale apo në mekanizmat vetërregullues?
Shumica e mediave të lajmeve në vend garantojnë pavarësinë editoriale në statutet e tyre, ose ato pajtohen me kodet vetërregulluese që e bëjnë këtë.Mediat më prestigjioze të lajmeve në vend garantojnë pavarësinë editoriale në statutet e tyre ose pajtohen me kodet vetërregulluese që e bëjnë këtë.As statutet editoriale, as vetë-rregullimi nuk përmendin pavarësinë editoriale, apo udhëzimet nuk respektohen nga redaksitë.

 

 

Kontrolli politik mbi infrastrukturën e medias

Rezultati: Rrezik mesatar

Ky tregues vlerëson kontrollin politik mbi shtresa të rëndësishme infrastrukturore në shpërndarje, si dhe në zinxhirët e vlerës dhe furnizimit të përmbajtjes mediatike. Ai gjithashtu vlerëson nivelin e diskriminimit në favor të rrjeteve të shpërndarjes së mediave të lidhura politikisht. Elementet infrastrukturore në shumicën e rasteve janë në pronësi private dhe aksesi u ofrohet botuesve të lajmeve me një tarifë.

Pse?

9.1 Rrjetet e shpërndarjes së shtypit – Nuk aplikohet për tregun e Kosovës pasi që nuk ka media të shkruar.

9.2 Rrjetet e shpërndarjes së radios – KPM-ja licencon radiostacionet në Kosovë. Radiostacionet kanë frekuencë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar. Nuk ka kontroll politik në stacionet e radios, për shkak se mediumi nuk është ndër mediat më me ndikim.

9.3 Rrjetet e shpërndarjes televizive – Ekzistojnë vetëm tri media të frekuencave të nivelit kombëtar, RTK, KTV dhe RTV 21. Atyre iu dhanë frekuencat e tyre kombëtare në vitin 2000. Që atëherë, asnjë licencë e re për frekuenca kombëtare nuk është lëshuar dhe as është hequr. Ka pasur tentativa për ritenderim të këtyre tri licencave, por asnjëherë nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme nga institucionet përkatëse për ta bërë këtë.

9.4 Rrjetet kryesore të shpërndarjes së internetit në Kosovë janë IPKO, Telekomi i Kosovës (KT), Art Motion, Kujtesa, Telkos dhe MTS (degë e Srbija Telekom). Nuk është vërejtur apo regjistruar asnjë sjellje diskriminuese.

9.5 Tregu i reklamave në Kosovë është i shpërndarë. Pjesa më e madhe e reklamave kontraktohet drejtpërdrejt përmes bizneseve/kompanive reklamuese, duke shmangur kështu agjencitë e marketingut/reklamimit. Nuk ka indikacione se kompanitë reklamuese diskriminojnë mediat e pavarura, prandaj vlerësimi është me rrezik të ulët.

9.6 Nuk ka asnjë agjenci apo mekanizëm që mat audiencën. Pra, vlerësimi është me rrezik të lartë.

Pikë: 7/5 = 1.4  Rrezik i Ulët

Nr.I ULET (1)

MESATAR (2)

I LARTE (3)

POLITIZIMI I INFRASTRUKTURËS

9.1

Si do ta vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes për median e shkruar? Nuk aplikohet.

Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht ose nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.

Të paktën një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i lidhur politikisht ose ndërmerr veprime të rastësishme diskriminuese

Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhura politikisht dhe kanë një histori të veprimeve të përsëritura diskriminuese

9.2

Si do ta vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes televizive?

Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht ose nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.

Të paktën një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i lidhur politikisht ose ndërmerr veprime të rastësishme diskriminuese

Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhura politikisht dhe kanë një histori të veprimeve të përsëritura diskriminuese

9.3

How would you assess the conduct of the leading television distribution networks? 

Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht ose nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.

Të paktën një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i lidhur politikisht ose ndërmerr veprime të rastësishme diskriminuese

Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhura politikisht dhe kanë një histori të veprimeve të përsëritura diskriminuese

9.4

Si do ta vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së internetit?

Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht ose nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.

Të paktën një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i lidhur politikisht ose ndërmerr veprime të rastësishme diskriminuese

Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhura politikisht dhe kanë një histori të veprimeve të përsëritura diskriminuese

9.5

Si do ta vlerësonit sjelljen e ofruesve kryesorë të shërbimeve në tregun e reklamave?

Nuk ka asnjë indikacion që agjencitë kryesore të reklamave komerciale / shtëpitë e shitjes do të diskriminonin mediat e pavarura.

Të paktën një nga agjencitë kryesore të reklamave tregtare / shtëpitë e shitjes diskriminon mediat e pavarura për shkak të përkatësive politike (pavarësisht se ka një pjesë të konsiderueshme të audiencës).

Mediat e pavarura të lajmeve nuk kanë akses në agjencitë e reklamave komerciale / shtëpitë e shitjes që diskriminojnë mediat e pavarura për shkak të përkatësive politike (pavarësisht se kanë një pjesë të konsiderueshme të audiencës).

9.6

Si do ta vlerësonit sjelljen e shërbimeve kryesore të matjes së audiencës?

Shërbimet e matjes së audiencës janë praktikisht të disponueshme për të gjithë aktorët përkatës të tregut dhe janë në përputhje me standardet e industrisë; garantohet transparenca, mosdiskriminimi, proporcionaliteti, objektiviteti dhe gjithëpërfshirja e metodologjisë dhe shërbimit.

Të paktën një nga shërbimet kryesore të matjes së audiencës ngre shqetësime lidhur me transparencën, mosdiskriminimin, proporcionalitetin, objektivitetin dhe/ose gjithëpërfshirjen.

Të gjitha shërbimet kryesore të matjes së audiencës ngrenë shqetësime lidhur me transparencën, mosdiskriminimin, proporcionalitetin, objektivitetin dhe/ose gjithëpërfshirjen.

Kontrolli i shtetit ndaj resurseve të medias

Rezultati: Rrezik i Ulët

Ky tregues vlerëson ndikimin e shtetit në funksionimin e tregut mediatik, nëpërmjet kontrollit të fondeve dhe burimeve publike, me theks të veçantë në rrezikun e diskriminimit në shpërndarjen e mbështetjes dhe reklamës shtetërore. Diskriminimi mund të reflektohet në favorizim ndaj partive politike ose anëtarëve të partive politike në qeveri, ose në penalizimin e mediave që kritikojnë qeverinë.

Pse?

Në vitin 2023 nuk janë ndarë mjete nga Qeveria për mediat private në Kosovë. Qeveria aktuale ishte zotuar se do të ndalonte ndarjen e mjeteve për reklamim në media, dhe me ardhjen në pushtet i ndërpreu të gjitha kontratat reklamuese ndërmjet Qeverisë dhe mediave nga njëra anë dhe ndërmarrjeve publike dhe mediave në anën tjetër.

Kosova ka Shërbimin e Transmetimit Publik, RTK, dhe të vetmet mjete publike të investuara në një media shkojnë për të. Mjetet e ndara për televizionin publik kanalizohen përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo formë e financimit është kritikuar gjerësisht si formë e ndikimit politik në RTK. Zakonisht, Kuvendi i Kosovës ndante buxhetin e kërkuar nga RTK-ja, por shumat e ndara zakonisht janë më të vogla se ato të kërkuara nga RTK-ja.

Në korrik 2023, Qeveria ndau një fond të vogël prej 50,000 eurosh për komunitetet joshumicë. Fondet u shpërndanë përmes një thirrje të hapur për të gjithë të interesuarit, ndërkohë që procesi i aplikimit ishte transparent.

Qeveria njoftoi se fondet janë shpërndarë në median “SH.I.M. Kosovahaber” nga komuniteti turk me 6,500 euro; “Connection Media” nga komuniteti rom me 5,500 euro; “Gazeta Scanner” nga komuniteti egjiptian me 7,800 euro; media “Prosperiteti” nga komuniteti ashkali me 7,500 euro, “Dardana Press” nga komuniteti rom 4,500 euro, “Radio Televizija Mir” nga komuniteti serb me 6,500 euro dhe “RTV Plus” nga komuniteti serb me 6,000 euro.

Pikë:1.14 Rrezik i ulët

Nr.I ULËT (1)I MESËM (2)I LARTË (3)
10.1A shpërndahet reklama shtetërore në media në proporcion me audiencën e tyre? Nuk Aplikohet
Reklamat shtetërore shpërndahen në media në mënyrë relativisht proporcionale me audiencën e medias.Reklamat shtetërore shpërndahen në mënyrë disproporcionale (përsa i përket pjesës së audiencës) në media.Reklamat shtetërore shpërndahen ekskluzivisht në disa media, të cilat nuk mbulojnë të gjitha mediat kryesore në vend.
10.2Si do t'i vlerësonit rregullat e shpërndarjes së reklamave shtetërore? Nuk Aplikohet
Reklamat shtetërore u shpërndahen mediave bazuar në rregulla të drejta dhe transparente.Reklamat shtetërore u shpërndahen mediave bazuar në një sërë rregullash, por është e paqartë nëse ato janë të drejta dhe transparente.Nuk ka rregulla në lidhje me shpërndarjen e reklamave shtetërore në media ose nuk janë transparente dhe/ose të drejta.
RËNDËSIA E REKLAMAVE SHTETËRORE
10.3

Sa është pesha e reklamave shtetërore si pjesë e tregut të përgjithshëm të reklamave në Radio?

VLERA: 0%

Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm
10.4

Sa është pesha e reklamave shtetërore si pjesë e tregut të përgjithshëm të reklamave në Radio?

VLERA: 0%

Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm
10.5

Sa është pjesa e reklamave shtetërore si pjesë e tregut të përgjithshëm të reklamave në gazeta?

VLERA: Nuk aplikohet

Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm
10.6

Sa është % e reklamave shtetërore ndaj e tregut të përgjithshëm të reklamave në mediat e lajmeve në internet (pa shuma të shpenzuara për ndërmjetësuesit e lajmeve)?

VLERA: 0%

Pjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëmPjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm
10.7A shpërndahet mbështetja direkte financiare në mënyrë të drejtë, transparente dhe të bazuar në rregulla të qarta?
Ekzistojnë rregulla të qarta për ndarjen e subvencioneve të drejtpërdrejta shtetërore dhe, në praktikë, subvencionet shpërndahen në mënyrë transparente dhe të drejtë (kriteret mund të bazohen jo vetëm në pjesën e tregut, por edhe në përmbajtjen e interesit publik, komunitetet e nënshërbyera, nevoja për inovacion, etj.)Rregullat për ndarjen e subvencioneve të drejtpërdrejta shtetërore ose nuk janë të qarta ose procesit të ndarjes i mungon transparenca e mjaftueshme ose tregon shenja të njëanshmërisë politike.Nuk ka rregulla për ndarjen e subvencioneve të drejtpërdrejta shtetërore dhe/ose ndarja e subvencioneve është e paqartë dhe/ose qartësisht diskriminuese.
10.8Is indirect financial support distributed fairly, transparently and based on clear rules?
Ekzistojnë rregulla të qarta për ndarjen e subvencioneve indirekte shtetërore dhe, në praktikë, qasja në subvencione indirekte është transparente dhe e drejtë.Rregullat për ndarjen e subvencioneve indirekte shtetërore ose nuk janë të qarta ose procesit të ndarjes i mungon transparenca e mjaftueshme ose tregon shenja të njëanshmërisë politike.Nuk ka rregulla për ndarjen e subvencioneve të drejtpërdrejta shtetërore dhe/ose ndarja e subvencioneve është e paqartë dhe/ose qartësisht diskriminuese.
10.9A kanë të gjitha mediat akses në agjencinë e lajmeve të financuara nga shteti dhe a marrin ato përmbajtje cilësore të rëndësishme për prodhimin e lajmeve të tyre?
Ekziston një agjenci lajmesh e financuar nga shteti në vend, e cila është e aksesueshme për të gjitha mediat e lajmeve në të njëjtat kushte (dhe të drejta), duke ofruar informacion objektiv dhe me burim të mirë.Ka disa shqetësime në lidhje me aksesin në agjencinë e lajmeve të financuara nga shteti ose paragjykimet e mundshme në përmbajtjen e ofruar.Qasja në agjencinë shtetërore të lajmeve shkakton barrë të panevojshme për disa media të lajmeve dhe/ose përmbajtja e saj është e njëanshme.
10.10A e konsideroni financimin e PSM-së të pavarur dhe adekuat?
Financimi i RTK-së është adekuat, pa deformuar konkurrencën me mediat private; dhe procesi përfshin garanci të mjaftueshme kundër varësive politike (p.sh. nëpërmjet tarifave të licencës)?Financimi i RTK është i pamjaftueshëm ose mund të shtrembërojë konkurrencën me mediat private; dhe procesi i financimit mund të mundësojë varësi politike?Financimi është i pamjaftueshëm deri në një shkallë që gazetaria cilësore nuk është ose vështirë se është e mundur dhe/ose procesi i financimit është qartësisht nën kontrollin politik.
10.11Si e vlerësoni pavarësinë e procesit të emërimit dhe shkarkimit të menaxhmentit të RTK?
Ka rregulla të qarta për emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit të RTK, pavarësia nga aktorët politikë është e garantuar; dhe në praktikë vendimet për emërimet dhe shkarkimet merren në bazë të konsideratave profesionale.Rregullat e emërimit dhe shkarkimit të menaxhmentit të RTK-së mund të lejojnë disa ndikime politike dhe/ose praktika e emërimeve dhe shkarkimeve tregon shenja të njëanshmërisë.Rregullat për emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së mundësojnë qartë ndikimin politik dhe/ose emërimet dhe/ose shkarkimet janë qartësisht të motivuara politikisht.

 

 

Masa ligjore mbrojtëse: Neutraliteti i rrjetit

Rreziku: Rrezik i lartë

Neutraliteti i rrjetit është parimi që të gjitha të dhënat në rrjete duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë duke mos diskriminuar ose tarifuar ndryshe për sa i përket përdoruesve, përmbajtjes, sajteve ose aplikacioneve. Mbrojtja e neutralitetit të rrjetit është thelbësore për ruajtjen e diversitetit të medias, sepse garanton aftësi të barabartë për të aksesuar dhe shpërndarë informacion, opinione, perspektiva etj. në internet, gjë që është thelbësore për diversitetin e medias. Ky tregues synon të përshkruajë peizazhin e rregullimit ligjor të neutralitetit neto si dhe mekanizmat specifikë rregullatorë që trajtojnë neutralitetin neto.

Pse?

Detyrimet e kompanive që ofrojnë qasje në Shërbimin e Internetit në lidhje me rregullat e neutralitetit të rrjetit janë të specifikuara në Rregulloren e miratuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP): Rregullorja nr. 37 për Autorizimet e Përgjithshme dhe Rregullorja nr. 38 për kontratat, transparencën dhe publikimin e informacionit dhe masa të tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) kur ofrojnë shërbime duhet të trajtojnë të gjitha llojet e trafikut në mënyrë të barabartë, mbi baza jodiskriminuese, pa kufizime ose ndërhyrje, dhe pavarësisht nga dërguesi dhe marrësi, përmbajtja e qasur ose e shpërndarë, aplikacionet ose shërbimet e ofruara ose të shpërndara ose pajisjet terminale të përdorura.

Legjislacioni aktual nuk rregullon "vlerësimin zero". Në vitin 2017, gjatë konsultimeve publike me aktorë të ndryshëm, ARKEP propozoi rregullimin e "vlerësimit zero", megjithatë, pasi morën komente nga operatorët dhe duke marrë parasysh faktin se "vlerësimi zero" nuk ishte aplikuar nga operatorët, ata vendosën për të mos e rregulluar këtë çështje.

Bazuar në Rregulloren aktuale për Komunikimet Elektronike, çështja e rregullimit të përmbajtjes, duke përfshirë faqet e internetit, është jashtë fushës së përgjegjësive të ARKEP.

Megjithatë, në raste të veçanta, në zbatim të vendimeve të nxjerra nga institucione të ndryshme si p.sh. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, ku njëra prej kërkesave ishte mbyllja e disa faqeve të internetit të televizioneve ruse, në këtë rast, në përputhje me mendimin e Organit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC), ARKEP udhëzoi ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimeve - Link: www.arkep-rks.org/NewsDetails/7/261

Rezultati: 1 nga 11 = Rrezik i lartë (9%)

NEUTRALITETI I RRJETIT

Përshkrim

Po

Jo

NA

MD

A e trajton ligji kombëtar neutralitetin e rrjetit drejtpërdrejt apo tërthorazi?

Kjo pyetje synon të përcaktojë nëse neutraliteti i rrjetit rregullohet nga ligji vendas në ndonjë mënyrë; synon gjithashtu të pasqyrojë çdo marrëveshje midis vendeve, si në BE dhe vendeve që janë pjesë e Këshillit të Evropës.

1

 

 

 

A përmban ligji kombëtar rregulla që ndalojnë bllokimin e faqeve të internetit ose përmbajtjes në internet?

Kjo pyetje përcakton shkallën në të cilën normat e neutralitetit të rrjetit të një vendi parandalojnë bllokimin, një nga komponentët kryesorë të një kuadri të fortë neutraliteti rrjeti.

0.5

 

 

 

A përmban ligji kombëtar rregulla që ndalojnë kufizimin e shpejtësisë së lidhjes në internet apo përmbajtje të ofruar në internet?

Kjo pyetje përcakton shkallën në të cilën normat e neutralitetit të rrjetit të një vendi parandalojnë kufizimin e shpejtësisë së lidhjes në internet, një nga komponentët kryesorë të një kuadri të fortë neutraliteti rrjeti.

0.5

 

 

 

A përmban ligji rregulla që ndaloje praktikën e ‘zero’ rating ose priotizim te një kompanie sipas pagesës?

 

Kjo pyetje përcakton shkallën në të cilën normat e neutralitetit në rrjet të një vendi parandalojnë ‘zero rating’ (nga i cili prioritizimi me pagesë është një formë e zakonshme), një nga komponentët kryesorë të një kuadri të fortë neutraliteti rrjeti.

 

 

 

Aty ku neutraliteti i rrjetit mbrohet me ligj, a njeh kuadri ligjor ndonjë përjashtim, p.sh. për menaxhim të arsyeshëm të rrjetit?

Kjo pyetje përcakton kur vendosen kufij të arsyeshëm për mbrojtjen e neutralitetit të rrjetit kundrejt kufijve të tjerë që mund të dëmtojnë efektivitetin e tij.

1

 

 

 

A bëhet prioritizimi me pagesë pavarësisht normave që ndalojnë ose kufizojnë ‘zero rating’?

Kjo pyetje synon të nxjerrë në pah shkallën në të cilën “prioritizimi me pagesë” ndodh në praktikë, pavarësisht nga ndalimi i tij në ligj; një numër vendesh me mbrojtje gjoja të forta kundër ‘zero rating’ e përjetojnë këtë fenomen. Ky tregues mund të hedhë dritë mbi shkallën e dallimit midis ligjit dhe praktikave në terren.

 

 x

 

 

A zhvillohen forma të tjera të ‘zero rating’ pavarësisht kufizimeve të përmendura?

Njësoj si më sipër.

 

 x

 

 

A ndodhin bllokimi dhe/ose kufizimi i shpejtësisë së lidhjes së internetit, pavarësisht ekzistencës së rregullave që ndalojnë praktika të tilla?

Kjo pyetje kërkon të përcaktojë se si funksionon në praktikë kuadri ligjor në fuqi për të mbrojtur neutralitetin e rrjetit në lidhje me bllokimin dhe kufizimin e shpejtësisë së lidhjes së internetit.

 

 

 

A ka subjekte rregullatore ose të tjera të ngarkuara me monitorimin dhe zbatimin e mbrojtjes së neutralitetit të rrjetit?

Kjo pyetje nxjerr në pah nëse ka autoritete të ngarkuara me zbatimin e mbrojtjes së neutralitetit të rrjetit.

1

 

 

 

A janë vendosur sanksione për shkelje të mbrojtjes së neutralitetit të rrjetit aty ku këto ekzistojnë?

Kjo pyetje mund të ilustrojë shkallën në të cilën shkeljet e normave të neutralitetit të rrjetit merren seriozisht si çështje e sundimit të ligjit dhe vullneti politik.

1

 

 

 

A konsiderohen si efektive mekanizmat e zbatimit për të identifikuar dhe për t'iu përgjigjur shkeljeve të neutralitetit të rrjetit?

Kjo pyetje tregon shkallën në të cilën rregullat e neutralitetit të rrjetit i arrijnë në të vërtetë qëllimet e tyre.

1

 

 

 

Totali

 

6 nga 11

 

 

Media Ownership Monitor Kosovo - Vlerësimi Ligjor

Mosbalancimi gjinor në industrinë e medias

Rezultati: Risk i Lartë

Ky tregues vlerëson përfaqësimin e grave në mediat informative, duke u fokusuar në politikat përkatëse të redaksisë dhe peshën e grave në poste drejtuese.

Pse?

Sipas një sondazhi të kryer nga Peaceful Change Initiative në Kosovë, ka dy herë më shumë gra gazetare sesa redaktore, ndërsa pozita e kryeredaktoreve përfaqëson një përqindje shumë të ulët të grave. Ende është e vështirë të konkludohet nëse gratë ende përballen me mundësi të pakta në vendet e punës në media, pa pasur të dhëna statistikore për pozicionet kryesore editoriale në redaksi që tregojnë nëse ka ndonjë pabarazi në pozicionet drejtuese.

Një raport i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) konfirmon se nuk ka të dhëna statistikore për pozitat udhëheqëse editoriale në redaksi, por se gratë gazetare kanë më shumë gjasa të mbajnë poste editoriale në redaksi, veçanërisht në mediat kryesore, ndërsa gazetarët burra janë më shumë përgjegjës për sektorin menaxherial. Asnjë nga 265 gratë e anketuara nuk kishin pozitë menaxheriale.

Përfaqësimi i ulët i grave në debatet në kanalet televizive të lajmeve ka qenë një çështje e rëndësishme që është ngritur dhe theksuar shpesh nga komuniteti i gazetarëve në Kosovë. Por mungesa e grave nga ekrani është në kontrast total me prezencën vizuale gjatë lajmeve televizive, ku gratë përfaqësojnë shumicën e gazetareve në terren.

BIRN u angazhua në monitorimin e katër transmetuesve kryesorë televizivë në Kosovë gjatë një periudhe dyjavore, 15-31 janar 2023. Gjatë monitorimit, BIRN numëroi gjithsej 100 të ftuar burra në emisionet politike dhe vetëm nëntë gra. Burrat, zakonisht të përfshirë në politikë ose shoqëri civile, dominonin diskutimet rreth politikës, sigurisë dhe ekonomisë. Toni ishte shpesh luftarak në mesin e panelistëve.

Nëntë gratë u ftuan të flisnin për dhunën në familje dhe politikën e jashtme.

Monitorimi i BIRN-it tregoi gjithashtu se në rrjetet sociale, komentet negative drejt të ftuarave gra shpesh nuk kishin lidhje me temën e diskutimit, ndërsa komentet në lidhje me të ftuarit meshkuj ishin pa ndryshim të lidhura me çështjen në fjalë.

Në të njëjtën kohë, Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve 2022 i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka treguar se në krahasim me vitin 2021, kur në AGK janë raportuar tre raste të sulmeve, kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj grave gazetare, gjatë vitit 2022 numri i tyre është dyfishuar. Në vitin 2022, përveç 6 rasteve të sulmeve, kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj grave gazetare, ka 15 raste të sulmeve, nga të cilat një grup përfshin gra gazetare. I njëjti raport vuri në dukje se në përgjithësi, kushtet e punës të grave gazetare në redaksi nuk janë të ndryshme nga ato të homologëve të tyre burra. Po ashtu theksohet se edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare se sa gra dhe burra kanë nënshkruar kontrata pune, sipas disa vlerësimeve, në redaksi ka më shumë gra gazetare. Për më tepër, sipas bazës së të dhënave të AGK-së, e cila përbëhet nga 900 gazetarë, redaktorë, kameramanë dhe fotoreporterë, ka mbi 550 gazetarë dhe redaktorë, prej të cilëve,  mbi 300 janë gra.

Nga mediat në mostrën e MOM në Kosovë, 8 janë në pronësi të grave, ose kanë aksionere gra, ndërsa 33 janë në pronësi të burrave.

Rezultati: 2.62 Rrezik i Lartë

Nr. I ULËT(1)I MESËM(2)I LARTË (3)
12.1A kanë mediat kryesore informative në vendin tuaj një rregullore që synon një përfaqësim të balancuar të grave në redaksi?
Shumica e mediave kryesore informative kanë një rregullore të barazisë gjinore ose lloje të tjera masash vetërregulluese për t'u siguruar që ka përfaqësim të përshtatshëm të grave në redaksitë dhe pozitat drejtuese. Për më tepër, ekzistojnë mekanizma për t'u siguruar që gratë në redaksi të mos hasin ngacmime ose diskriminime.Disa media informative kanë një rregullore të barazisë gjinore ose lloje të tjera masash vetërregulluese për t'u siguruar që ka përfaqësim adekuat të grave në redaksitë dhe pozitat drejtuese. Në këto media informative, ekzistojnë mekanizma për t'u siguruar që gratë në redaksi të mos hasin ngacmime ose diskriminime.Nuk ka një rregullore të barazisë gjinore në redaksitë e vlerësuara, ose ato nuk janë efektive, duke çuar në diskriminim dhe ngacmim të gazetareve femra.
12.2A janë gratë gazetare objekt ngacmimi apo dhune online/offline në vendin tuaj?
Mjedisi i punës i grave gazetare është i sigurt, ngacmimet online ose offline nuk janë të zakonshme, ekzistojnë masa të mjaftueshme mbrojtëse.Edhe burrat edhe gratë ngacmohen në një masë të ngjashme, dhuna (fizike) ndaj gazetareve femra nuk është e zakonshme.Rastet e dhunës raportohen dhe ngacmimi i grave gazetare është i zakonshëm në vend, me shumë raste të njohura dhe të raportuara. Gratë konsiderohen të jenë më në shënjestër të ngacmimeve dhe dhunës sesa burrat.
12.3

Cila është përqindja e grave në mesin e pronarëve të mediave kryesore informative?

VLERA Radio: 20%

VLERA Online: 36%,

VLERA TV: 30%

Mesatarja e VLERAVE: 28.67%

40 për qind ose më shumëMidis 39 dhe 30 për qindMë pak se 30 për qind
12.4

Cila është përqindja e grave në mesin e themeluesve të mediave informative?

VLERA TV: 5.2%

VLERA Radio: 13.6% 

VLERA Online: 13.7%

Mesatarja e VLERAVE: 10.8%

40 për qind ose më shumëMidis 39 dhe 30 për qindMë pak se 30 për qind
12.5

Cila është përqindja e grave në mesin e menaxherëve të lartë të mediave informative (si kryeredaktorja apo CEO)?

VLERA TV: 20%

VLERA Radio: 39.2% 

VLERA Online: 31.2%

Mesatarja e VLERAVE: 30.1%

40 për qind ose më shumëMidis 39 dhe 30 për qindMë pak se 30 për qind
12.6

Cila është përqindja e grave në postet kryesore editoriale në redaksinë e lajmeve (si p.sh. redaktorët kryesorë nën nivelin e kryeredaktorit apo shefeve të departamenteve në stacione televizive)?

VLERA TV: 25%

VLERA Radio: 26% 

VLERA Online: 35%

Mesatarja e VLERAVE: 28.66%

40 për qind ose më shumëMidis 39 dhe 30 për qindMë pak se 30 për qind
12.7

Cila është përqindja e grave në pozitat kyçe (bordi) në redaksi (që do të thotë pozita menaxheriale joredaktuese, si shefe financiare, shefe e shitjeve dhe marketingut, etj.)?

Mungojnë të dhënat

40 për qind ose më shumëMidis 39 dhe 30 për qindMë pak se 30 për qind
  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union