Pse ka rëndësi pronësia e medias?
Media ndikon mënyrën se si faktet shihen dhe debatohen në një shoqëri. Pavarësia dhe pluralizmi i medias, opinioni publik dhe këndvështrimet - përfshirë kritikimin e njerëzve në pushtet - janë masa mbrojtëse për një demokraci të shëndetshme. Monitorimi dhe sigurimi i pluralizmit të pronësisë është hapi i parë drejt pavarësisë dhe lirisë për të zgjedhur.
Si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit nëse ata nuk e dinë se kush e jep atë? Si mundet që gazetarët të punojnë siç duhet nëse ata nuk e dinë se kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Dhe si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepërt të medias nëse ata nuk e dinë se kush është duke drejtuar timonin e medias.
Struktura e pronësisë mund të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si industria e medias menaxhon butimet e veta. Ajo i jep formë fuqisë ekonomike dhe eficencës së sektorit të medias, gjë që është me interes të veçantë për investitorët potencialë.